27-vjetori i themelimit të “RD”-së, Lazër Stani hap arkivën e fotografive

27-vjetori i themelimit të gazetës së parë opozitare në vend pas rrëzimit të komunizmit, “Rilindjes Demokratike” shënohet me një pritje nga kreu demokrat, Lulzim Basha. Nuk dihet ende sesa pjesëtarë të stafit të parë të “RD”-së do të jenë të pranishëm në festë, mirëpo tashmë nostalgjia duket se ka përfshirë disa prej tyre.

Shkrimtari dhe publicisti Lazer Stani është ndër të parët që publikoi një fotografi të stafit të kësaj gazete më 31 dhjetor 1993. Ai ka vendosur edhe diçiturën e fotos: “Stafi i kësaj gazete dalë me 31 dhjetor 1993 në mos gaboj, Nga e majta në të djathtë, në këmbë: Filip Çakuli, Tarik Llagami, Edi Paloka, Mujo Buçpapaj, Xhevat Mustafa, Bashkim Trenova (kryeredakor) Mentor Shehu, Afrim Krasniqi, Lazër Stani. Dhe ulur: Marash Mirashi (Gazetar i TVSH) Shpetim Luku, i ndjeri Zef Lleshi dhe Dulejman Karaj”, shkruan Stani. /tesheshi.com/

 

Related posts