Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Marrëveshja Izrael-Emirate, Erdogan kundër Ramës: tradhëti ndaj kauzës palestineze!

Ministria e Jashtme turke tha se historia nuk do të harronte dhe nuk do ta falte kurrë, siç thonë ata, “sjelljen hipokrite” të Emirateve të Bashkuara Arabe në arritjen e një marrëveshjeje me Izraelin për normalizimin e marrëdhënieve.

Sipas deklaratës, njerëzit e Palestinës dhe administrata kanë të drejtë të reagojnë ashpër kundër marrëveshjes, për të cilën thuhet se ndryshon rendin e politikës së Lindjes së Mesme, nga çështja Palestineze në luftën kundër Iranit, raporton Reuters.

“Historia dhe ndërgjegjja e njerëzve të rajonit nuk do ta harrojnë dhe kurrë nuk do ta falin këtë sjellje hipokrite të Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilën ata tradhtuan kauzën palestineze për interesat e tyre”, thuhet në deklaratë.

Ndërmjetësi Trump

Ankaraja shtoi se mundësia që Emiratet e Bashkuara Arabe të mund të përpiqeshin në mënyrë të njëanshme për të hequr planin arab të paqes të arritur në 2002, i cili u përmbyll nga Lidhja Arabe, ishte shqetësuese.

Ndërmjetësi në arritjen e një marrëveshje midis Izraelit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishte Presidenti Trump, dhe shtohet se Izraeli ka marrëveshje të tilla me Egjiptin dhe Jordaninë.

Ky qëndrim i Ankarasë, përkthyer dhe si i Erdoganit, shkon kundër atij të Tiranës zyrtare, shprehur me gjuhën e kryeministrit Rama, i cili qe ndër të parët që përshëndeti marrëveshjen mes Emirateve dhe Izraelit me ndërmjetyësim amerikan, duke e konsideruar si një model për t’u ndjekur dhe në rajon, nënkupto, mes Serbisë dhe Kosovës. /tesheshi.com/     

 

auto pjese dak

Related posts