Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Australi, stoku i birrës së karantinës: trajtimi, si ujërat e zeza

Kur baret dhe restorantet u mbyllën në Australi në mars për të parandaluar përhapjen e një lloji të ri të koronavirusit, një sasi e madhe birre mbeti stok në birrari. Pra, e pashitur.

Në vend që ta hidhnin, për të u gjet një qëllim të ri në Australinë e Jugut: ta vinin në funksion të një impianti për trajtimin e ujërave të zeza.

Në këtë impiantm, në Glenelg, në perëndim të kryeqytetit shtetëror të Adelaide-s , miliona gallonë birrë të papërdorura nga birrarët vendas janë shndërruar në energji të rinovueshme muajt e fundit për të fuqizuar procesin e trajtimit të ujërave.

Fabrika përzien mbeturinat industriale organike me llumrat e ujërave të zeza për të prodhuar biogaz, që më pas shndërrohet në energji elektrike për të furnizuar tërë objektin. Zakonisht gjeneron biogaz të mjaftueshëm për të siguruar rreth 80 përqind të nevojave të tij për energji, shkruan CNN.

Por një fluks i papritur i birrës stok ka rritur prodhimin e energjisë në nivele të reja duke arritur 654 megavat në një muaj, sipas një deklarate nga Lisae Hannant, drejtore e lartë e prodhimit dhe trajtimit në SA Water.

“Duke shtuar rreth 150,000 litra birrë në javë, ne prodhuam një rekord prej 355.200 metër kub biogaz në maj dhe 320,000 metër kub në qershor, gjë që është e mjaftueshme për të fuqizuar 1.200 shtëpi,” tha Hannant.

Paraqitur në fund të marsit, mbyllja për shkak të COVID-19 në Australi goditi me forcë industrinë e birrës. Në maj, Lion Beer Australia, një nga birrarët më të mëdhenj në vend, njoftoi se po zbraz 4,5 milion litra birrë të mbetur stok.

Birra është transferuar në impiantet e trajtimit të ujërave të zeza në të gjithë vendin, për të krijuar biogaz. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts