reklama juaj ketu

25-vjetori i ribashkimit, Merkel: të ndihmojmë refugjatët, si ndihmuam njëri-tjetrin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka shënuar 25-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë duke apeluar për një përgjigje të përbashkët në lidhje me krizën e refugjatëve në Europë.

 

Ajo apeloi komunitetin ndërkombëtar të bashkohet për të gjetur një zgjidhje ashtu si bënë Gjermania perëndimore dhe ajo lindore në vitin 1990.

 

Rreth 200 mijë refugjatë, pjesa më e madhe të ardhur nga Siria dhe Iraku, hynë Gjermani vetëm muajin e kaluar, më shumë se gjatë gjithë vitit të mëparshëm.

 

Merkel mori pjesë në një ceremony në katedralen e Frankfurterit së bashku me presidentin gjerman, Joachim Gauck.

 

Në fjalimin e saj, Merkel tha se “ne si gjermanë nuk mund ta zgjidhim të vetëm problemin e refugjatëve, por vetëm së bashku në Europë përmes një shpërndarje të drejtë të detyrave”.

 

Ceremonia iu kushtua bashkimit paqësor të lindjes komuniste dhe perëndimit capitalist 25 vjet të shkuar. Por, sipas korrespondentëve, të gjithë zyrtarët kishin nga një referencë për krizën e refugjatëve, duke apeluar që ata të ndihmohen ashtu si gjermanët ndihmuan dikur njëri-tjetrin. /tesheshi.com/