Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

24 vjet nga zgjedhjet historike në Kosovë: kur Ibrahim Rugova fronësohej president (video)

Nga Blendi Gashi

24 vjet më parë kosovarët për herë të parë përdorën të drejtën e votës për të zgjedhur udhëheqësit e tyre.

Në zgjedhjet parlamentare dhe në zgjedhjet e drejtpërdrejta presidenciale të 24 majit, u zgjodh kryetari i parë i Republikës së Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës paraqiti kandidaturën e dr.Ibrahim Rugovës për kryetar. Kandidimi i tij u përkrah edhe nga partitë e tjera politike shqiptare si dhe nga Partia për Aksion Demokratik dhe nga Partia Popullore Turke.

Për Ibrahim Rugovën, gjithsej votuan 867.557 qytetarë. Kështu politikani i lindur në Cërcë të Istogut  u bë kryetari i parë i Republikës së Kosovës i zgjedhur nga shqiptarët e Kosovës.

 

Në zgjedhjen garuan 22 parti politike

Kandidatët për deputetë në parlamentin e Kosovës u paraqitën nga 22 subjekte politike, të cilat kandiduan 490 kandidatë.votuesee

Nga së paku 130 vende për parlament, 100 u zgjodhën përmes votimit të drejtpërdrejtë, pra, në bazë të sistemit të shumicës, ndërsa 30 vende u zgjedhën përmes sistemit proporcional.

Në zgjedhjet e drejtpërdrejta, kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës fituan 574.755 vota, që do të thotë 76.44 përqind; kandidatët e Partisë Parlamentare të Kosovës morën 36.594 vota, ose 4.86 përqind; kandidatët e Partisë Fshatare të Kosovës 23.682 vota, ose 3.15 përqind; kandidatët e Partisë Shqiptare Demokristiane 23.303 vota ose 3.10 përqind; kandidatët e pavarur (jopartiakë) fituan 24.702 vota ose 3.29 përqind.

Subjektet e tjera zgjedhore që morën pjesë në këto votime fituan më pak se 1.87 përqind të votave, andaj nuk fituan të drejtën të përfaqëssohen në Kuvend.

 

Pasqyra e vendeve të fituara në parlament pas zgjedhjeve të 1992

Lidhja Demokratike e Kosovës         96 deputetë

Partia Parlamentare e Kosovës         13 deputetë

Partia Fshatare e Kosovës                 7 deputetë

Partia Shqiptare Demokristiane        7 deputetë

Kandidatët e Pavarur                        2 deputetë

 

Kumtesa e qeverisë “Bukoshi” për zgjedhjet e majit 1992

Qeveria e atëhershme e Republikës së Kosovës, drejtuar nga Bujar Bukoshi, lëshoi një kumtesë me rastin e zgjedhjeve të 24 majit, ku Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar.

Zgjedhjet shumëpartiake në Republikën e Kosovës të mbajtura më 24 maj 1992 ishin plotësisht të suksesshme. Zgjedhja e Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe e Presidentit të Republikës së Kosovës është një fitore historike për mbarë popullin shqiptar dhe qytetarët e Kosovës”, thuhej në kumtesën e lëshuar nga qeveria “Bukoshi”.

 

Adnan Merovci kujton sulmin që iu bë Rugovës nga serbët në vitin 1992

Ish bashkëpunëtori i afërt i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Adnan Merovci ka kujtuar 24 majin e vitit 1992 kur Ibrahim Rugova është zgjedhur për herë të parë president.merovci rugovaaa

Merovci ka kujtuar edhe si ishte sulmuar ish presidenti Rugova, të cilin e ka cilësuar edhe president historik.

Nga banesa në Lakrishtë e deri te lokalet e quejtura të “Ramiz Sadikut” , e dërguam për të votuar njeriun që u zgjodh President që tani po i themi Historik, Ibrahim RUGOVA.

Pas votimit dhe gjatë kthimit për në banesë, mu para hyrjes në banesë u sulmuam nga fqinjët serb në Lakrishtë. Për një “qime floku” shpëtoi Presidenti RUGOVA”, ka shkruar Merovci në Facebook.

Ndryshe, kryeministri Isa Mustafa ka kujtuar zgjedhjet e 24 majit të vitit 1992, me ç’rast ka thënë se kjo datë përkujton arkitektin e shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugovën, i cili me vizionin dhe veprën e tij kolosale vuri themelet e shtetësisë së Kosovës.

Ndërsa për nder të 24 majit, kryekuvendari Kadri Veseli qëndroi për vizitë në familjen Rugova dhe bëri homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. /tesheshi.com/

Më poshtë mund të shikoni një video e cila qarkullon në internet ku shihet se si janë organizuar zgjedhjet në fshatin Runik të Skenderajt, ku pjesëmarrja e banorëve për të ushtruar të drejtën e tyre ishte tejet e madhe.

auto pjese dak

Related posts