728 x 90 Leaderboard

2015-a, viti që tronditi Kuvendin dhe u vuri prangat deputetëve

Pregatiti: Yli PATA

Nuk ka pasur parlament tjetër që ka pësuar një tronditje si ky i zgjedhur në këtë legjislaturë, dhe nuk ka pasur vit kur kanë shkuar pas hekurave 3 deputetë dhe është “tharë” e gjithë lista e parlamentareve e Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës.

Dhe nëse marrim parasysh atë që ka thënë një vit më parë Edi Rama që “s’kemi parë gjë akoma!”, këto janë vetëm fillimi. Shtojmë këtu edhe dekriminalizimin që mund të ndukë ndonjë tjetër parlamentar nga xhaketa.

Por prit, sepse kemi pasur edhe skena grushti e video spektakël me rrip kokës në sallonet e institucionit më të lartë të shtetit, si dhe gjyqe për sharje e fyerje, që duke mos mjaftuar Kuvendi, kanë shkuar të shahen edhe në dyert e gjykatave. Por, ç’ndodhi këtë vit?!

Në fakt, e enjtja prej vitit 2013 është një ditë e zymtë kur televizionet japin në linjë direkte Parlamentin që nga mëngjesi e në darkë na mbijnë në bark sharje nga më mostruozet, fyerje nga më të turpshmet dhe fjalë nga më të rënda. Një përrua psiqik që rrjedh e rrjedh për gati 10 orë e në fund, kur njerëzit duhet të mësojnë për miratimin e ligjeve, Ilir Meta harron qetësinë dhe ecën “me të gjashta” duke përmendur nenet dhe shtesat e ligjeve. Askush nuk di si u miratua dhe çfarë përmban ligji. Dhe më e rëndësishmja: asnjë ligj nuk botohet pasi miratohet, por vetëm në Fletoren Zyrtare, që ka një proces më të gjatë.

doshiNë marsin e këtij viti, Tom Doshi, deputeti kryesor socialist i Shkodrës shpërtheu një histori komploti, ku akuzoi Ilir Metën, kreun e Parlamentit se ka paguar njerëz pasi duan ta vrasin. Akuza u trash aq shumë sa Baba Taku, nga ana tjetër e akuzoi Tomën për falsifikim dhe më pas Doshi akuzoi Brahon për vrasjen e një ushtari.

Opozita iu bashkua kauzës së Doshit dhe kërkoi largimin e Ilir Metës deri në përfundim të hetimeve.

Prokuroria nisi hetimet dhe pyeti të gjithë krerët nga Rama, Meta, Berisha si dhe deputetët e thirrur në ngjarje.

frookuPartia Socialiste përjashtoi menjëherë Tom Doshin nga radhët e saj. Por pikërisht për këtë ngjarje, ku Doshi tha se kishte dëshmitar dhe deputetin Mark Frroku, Prokuroria arrestoi së bashku si Doshin edhe Frrokun.

Toma, doli shpejt pas një arresti shtëpie, e shkoi dhe ul sërish në radhët e Kuvendit dhe shau me “fjalor shumë civil” shokët që nuk u sollën mirë kur ishin në burg.

Nuk kaloi shumë kohë ehe Prokuroria hapi një tjetër akuzë ndaj Mark Frrokut, për një vrasje që kishte ndodhur në Belgjikë para disa viteve, duke vulosur përfundimisht inkriminimin e deputetit të Pukës zgjedhur nga Partia Kristian Demokrate, i cili ka dhënë dorëheqjen e u zëvendësua nga Mirela Ferracaku.

prengaNdërkohë në kulmin e stinës së verës, Armando Prenga, deputeti i PS-së së qarkut Lezhë nxjerr armën dhe plagos disa kundërshtarë të tij që i kërkuan të hiqte dorë nga Laguna e Patokut, të cilën e kishte marrë në koncension nga Ministria e Bujqësisë pak kohë më parë. Arrestohet menjëherë, edhe sot e kësaj dite ndodhet me pranga në duar, por jo në burg, në shtëpinë e tij.

ndoka 2Arben Ndoka, deputeti i PS-së së Lezhës, u akuzua nga opozita dhe ambasada e SHBA se ka kryer një krim vite më parë në Itali.

Disa ditë pas kësaj, Ndoka jep dorëheqjen me anë të një letre të gjatë “mallëngjyese”.

Por lista e Lezhës nuk ka më deputetë nga ana e PS-së, se një grua që ishte në krye, ministrja Mimi Kodheli la mandatin, kurse dy gra të tjera hapën rrugën që të futet “i forti” Ndoka.

Dy rrugë kishte Edi Rama, ose të fuste Eduard Ndocaj, një kundërshtar që i ishte kthyer kundër në zgjedhjet e qershorit për bashkitë, ku ndikoi në humbjen e Lezhës, ose t’ia jepte LSI-së.

Zgjodhi rrugën e parë, dhe Eduard Ndocaj, i quajturi “kaubojs” pasi mban një kapele bariu lopësh amerikan, jep përditë spektakël duke dalë në ekrane dhe duke nxitur turbulencat fetare në Lezhë.

Në mesazhin për Krishtlindjet, tha se “sot Krishti u ngjall”, duke e ngatërruar me Pashkët por nejse… Lezha u rikuperua, por pritet që në janar të nisë “fshesa” e dytë me dekriminalizimin./tesheshi.com/

Related posts