728 x 90 Leaderboard

20 shkurti e 2 korriku: ja ç’përkujtohet njëherësh në Shqipëri e Kosovë

Janë dy data ku si Shqipëria e si Kosova, përbashkohen me ngjarje respektive historike.

Sot, më 20 shkurt, në Shqipëri përkujtohet rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, ndodhur në vitin 1991.  Por po sot, në Kosovë përkujtohet hyrja në grevë urie e 1300 minatorëve shqiptarë në galeritë e Trepçës.

Interesant është fakti se kjo lloj greve, historike në përmasa, u bazua në kërkesën kryesore politike, atë për autonomi. Ishte koha kur regjimi i Millosheiçit po e mbërthente fort Kosovën në darën e Beogradit.

Ngjashëm dhe me 2 korrik. Në këtë datë të vitit 1990, në Tiranë nis futja në ambsadat e hujaja, në ngjarje që shërbeu si paralajmërim i nisjes së një ere të re me ndryshim regjimi, ndërsa në Kosovë, po në të njëjtën ditë e vit, Kuvendi i ashtuquajtur i Kaçanikut, do shpallte Kosovën Republikë Autonome. /tesheshi.com/              

Related posts