728 x 90 Leaderboard

20 fotografitë e javës nga “The Guardian”: Falja e Bajramit, mrekullia Ronaldo në Botëror dhe koreano-veriorët pas samitit

Shpërthimi i vullkanit Fuego në Guatemalë, demonstratat në Gaza dhe Nikaragua, koreano-veriorët pas samitit të Singaporit,  një rakun i shpëtuar në St.Ljuis dhe Kristiano Ronaldo në Kupën e Botës, janë ngjarjet e fiksuara nga foto-reporterët më të mirë në botë në këtë përmbledhje të “The Guardian”, ku nuk mungojnë fotografitë e faljes së madhe të Bajramit.

San Juan Alotenango, Guatemalë. Biçikletat qëndrojnë në korridorin e një shtëpie të mbuluar nga hiri prej vullkanit Fuego.
San Juan Alotenango, Guatemalë. Yoselin Rancho mban arkë-mortin e shoqes së saj me të mirë, e cila humbi jetën gjatë shpërthimit të vullkanit.
Londër, Angli. Një grua me lule përkujton përvjetorin e parë të zjarrit në Grenfell Tower ku humbën jetën 72 persona.
Pyongyang, Kore e Veriut. Kalimtarët ecin pranë një pike fast-fudi.
Sentosa, Singapor. Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un nisin takimin e tyre historik në hotelin Capella.
Pyongyang, Kore e Veriut. Gazetat në stacionin Puhung të metrosë dominohen nga mbulimi i samitit SHBA-Kore e Veriut.
Minnesota, SHBA. Një rekun ngjit një kullë zyrash prej 25 katesh në St. Ljuis. Kafsha u shndërrua në një sensacion interneti përpara se të arrinte shëndoshë e mirë në majë të ndërtesës, ku u shpëtua dhe u lëshua e lirë.
Cox Bazar, Bangladesh. Refugjatët Rohingya mbajnë një anije peshkimi në plazhin Shamlapur.
Cox Bazar, Bangladesh. Një refugjat ecën pranë anijeve të peshkimit në plazh.
Mesdhe. Emigrantët merren në bordin e Aquarius, një anijeje kërkim-shpëtimi. Përpara ndërhyrjes së Spanjës që ofroi një port të sigurtë, 629 emigrantët u lanë pezull në ujërat ndërkombëtare.
Charlevoix, Kanada. Liderët e G7, përfshirë kancelarin gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrin japonez, Shinzo Abe në diskutime me presidentin amerikan, Donald Trump gjatë ditës së dytë të samitit.
Gaza. Protestuesit palestinezë vrapojnë për mbrojtje nga gazi lotsjellës lëshuar nga trupat izraelite gjatë në proteste në kufirin midis Izraelit dhe Gazës.
Abidjan, Bregu i Fildishtë. Procesi i tymosjes në lagjen Anyama për të mbrojtur banorët nga ethet tropikale.
Masaya, Nikaragua. Protestuesit mbrohen pas një barrikade të improvizuar gjatë demonstratës kundër qeverisë së presidentit Daniel Ortega. Kriza që ka zgjatur pothuajse 2 muaj ka marrë më shumë se 135 jetë njerëzish.
Moskë, Rusi. Robbie Williams performon gjatë ceremonisë së hapjes së Kupës së Botës 2018 në stadiumin Luzhniki.
Sochi, Rusi. Portugezi Cristiano Ronaldo shënon golin e tij të tretë nga një goditje e lirë kundër Spanjës në stadiumin Fisht.
Paris, Francë. Rumunia Simona Halep luan në finalen e French Open.
Pembrokeshire, Uells. Një zog deti i Atlantikut në ishullin Skomer mban ngjala rëre në sqep. Ishulli është vendi i shumimit për më shumë se 30 mijë zogj deti të Atlantikut.
Tiroli i Jugut, Itali. Dele alpine kapërcejnë kalimin Hochjoch, 2,856 metra mbi nivelin e detit.
Yogyakarta, Indonezi. Muslimanët performojnë faljen e Bajramit në plazhin Parangkusumo për të shënuar fundin e Ramazanit.                                Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related posts