20 fotografitë e javës nga “The Guardian”: sërf në Arktik, sulmet në Siri dhe konflikti diplomatik Rusi-Britani

Nga sërfi në Arktik deri tek zgjedhjet e posaçme në Shtetet e Bashkuara, protestat kundër dhunës së armëve dhe sulmi ndaj një politikani popullor në Rio, moda ruse dhe konflikti diplomatik i shkaktuar nga incidenti me Skripalët: përmbledhja e 20 fotografive më të mira të javës në “The Guardian” sjell ngjarjet më të rëndësishme në të gjithë botën fiksuar nga fotoreporterët më të mirë profesionistë.

Unstad, Norvegji. Myrtille Heissat nga Franca rrëshket me padinë nën dritat Veriore në ishujt Lofoten, në territorin e rrethit Arktik.
Jerusalem. Një prodhim kinematografik i titulluar “Mbreti David” projektohet në muret dhe gërmimet arkeologjike në citadelën antike në kullën e Muzeumit të Davidit në Qytetin e Vjetër.
Moskë, Rusi. Një modele përgatitet për pasarelën, pjesë e shfaqjes së javës së modës Mercedes Benz.
Dhaka, Bangladesh. Vigjilje me qirinj për viktimat e avionit të rrëzuar të Bangladeshit. Të paktën 50 njerëz u vranë kur një avion pasagjerësh nga ky vend u rrëzua dhe u përfshi nga flakët ndërsa përpiqej të ulej në aeroportin e Katmandusë.
Pensilvani, SHBA. Mbështetës të kandidatit demokrat për Kongres, Conor Lamb në pritje të rezultateve të zgjedhjeve të posaçme në garën ndaj rivalit republikan, Rick Saccone në Canonsburg. Fitorja e demokratit ishte qartë një goditje për administratën e Donald Trump.
Uashington, DC. Shtatë mijë palë këpucë, që përfaqësonin fëmijët e vrarë nga dhuna e armëve që prej masakrës në shkollën fillore Sandy Hook në vitin 2012, u vendosën në lëndinën në pjesën lindore të kryeqytetit amerikan, si mënyrë për të apeluar Kongresin të miratojë reformën e kontrollit të armëve.
Dhaka, Bangladesh. Shkëmbim zjarri në periferinë e kryeqytetit. Nuk u raportuan viktima dhe shkaku i zjarrit nuk është publikuar ende.
Srinagar, Indi. Një peshkatar hedh rrjetën në ujërat e liqenit Dal me retë që e rrethojnë. Lugina e Kashmirit përjetoi shira këtë javë që ulën temperaturat.
Paris. Kacavjerrësi i ndërtesave urbane Alain Robert, po ashtu i njohur edhe si “Spiderman” francez, ngjitet në një ndërtesë të grupit energjetik, Total. Ai nuk ia doli të ngjitet në selinë qendrore të gjigandit energjetik francez, Engie pasi u arrestua nga stafi i sigurisë.
Damara, republika Qendrore Afrikane. Matias, delegati i refugjatëve Mobaye niset për punë në lumin Oubangui. Ashtu si fshatra të tjerë në zonën rreth lumit, zona është shndërruar në strehë për peshkatarët që i ikin milicive të cilat i rrëmbejnë dhe i detyrojnë të bëhen luftëtarë.
Arêches-Beaufort, Francë. Skiatorët konkurrojnë gjatë fazës së parë të edicionit të 33 të konkursit Pierra Menta.
Florida. Studentët nga shkolla lokale lanë mësimin si pjesë e protestës mbarëkombëtare kundër dhunës së armëve.
Berlin. Presidenti Frank-Walter Steinmeier dhe kancelarja Angela Merkel qëndrojnë bashkë gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës në pallatin Bellevue. Merkel nisi mandatin e saj të katërt si kancelare, duke i dhënë fund pasigurisë së muajve të fundit ndërsa negocionte për arritjen e një koalicioni të madh.
Rio de Zhaneiro. Njerëz qajnë përpara dhomës së këshillit të qytetit në pritje të funeralit për këshilltarin Marielle Franco, i cili u qëllua për vdekje.
Budapest. Protestues kundër qeverisë mblidhen në një marshim të organizuar nga studentët gjatë festimeve të ditës Kombëtare të Hungarisë, që përkujton po ashtu revolucionin hungarez kundër monarkisë së Habsburgëve në vitin 1848.
Nairobi. Një grua ecën në pikëgrumbullimin e mbeturinave Dandora. Landfilli është tetë kilometra në lindje të qendrës së qytetit. Çdo ditë, më shumë se 2 mijë tonë kub mbeturina hidhen në këtë vend. Më shumë se 3 mijë mbledhës punojnë në hapësirën prej 30 hektarësh.
Romë. Njerëzit ecin përpara një muraleje nga artisti britanik.
Nju Jork. Ambasadori suedez në Kombet e Bashkuara, Olof Skoog qëndron i ulur midis ambasadorit rus, Vassily Nebenzia, dhe zëvendës-ambasadorit britanik, Jonathan Allen, gjatë seancës në Këshillin e Sigurimit për situatën midis Britanisë dhe Rusisë. Britania dëboi 23 diplomatë rusë pasi Rusia injoroi afatin për të dhënë shpjegime sesi agjenti nervor, prodhim rus, ishte përdorur kundër ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij.
Guta Lindore, Siri. Një fëmijë fle në një çantë në fshatin Beit Sawa. Sulmet ajrore vranë me dhjetëra persona e qindra të tjerë ikin nga territori kryengritës.
Dakar, Senegal. Një djalë luan me pelikanët në Yoff.                                                                                                                                 Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related posts