1940-1944: brenda getos Lodz, një dokument i mizorisë dhe rezistencës, varrosur në një kuti prej druri



Kur Gjermania naziste pushtoi Poloninë në vitin 1939, ata krijuan geto të rrethuar me mure në qytetet më të mëdha për të përqëndruar dhe burgosur banorët hebrenj në to. Henryk Ross punoi si një fotograf në qytetin e Lodz-it.

Një kohë, në geton e qytetit ai ishte punësuar nga Departamenti i Statistikave për të bërë foto identifikimi dhe imazhe propaganduese nga fabrikat që shfrytëzuan punën e skllevërve hebrenj për të prodhuar furnizime për ushtrinë gjermane.

Gjatë kohës jashtë detyrës, ai dokumentoi realitetet e tmerrshme të getos, me rrezik të madh personal. Duke përgjuar me objektivin e aparatit të tij përmes vrimave në mure, në porta të çara dhe në mbulesën e palltos së tij, ai kapi skena nga uria, sëmundjet dhe ekzekutimet.

Ndërsa dhjetëra mijëra hebrenj u dëbuan nga geto në kampet e vdekjes në Chelmno nad Nerem dhe Auschwitz, ai vazhdoi të fotografojë. Ai gjithashtu kapi shkëndija të vogla gëzimi – lojëra, koncerte, festime, dasma, secila një akt rezistence ndaj një regjimi dehumanizues.

Në fund të vitit 1944, ndërsa sovjetikët vazhdonin t’i shtynin gjermanët dhe rezistenca polake po shtohej në Varshavë, u bë e qartë se getoja e Lodzit do të zhvendosej së shpejti.

Duke besuar se mund të deportohej në një kamp shfarosës në çdo moment, Ross mblodhi 6,000 negativat e tij, i vendosi në një kuti të mbuluar me tar dhe i varrosi pranë shtëpisë së tij me shpresën se një ditë do të mund t’i gjente.

Ushtria sovjetike më në fund çliroi atë çfarë kishte mbetur nga geto më 19 janar 1945. Nga më shumë se 200,000 hebrenj që kishin kaluar nëpër të, vetëm 877 mbetën. Henryk Ross ishte njëri nga ta. Në mars 1945, ai u kthye në shtëpinë e tij në rrugën Jagielonska dhe nxori kapsulën e tij të kohës.

Lagështia kishte shkatërruar ose dëmtuar gjysmën e negativëve, por mjaft prej tyre kishin mbijetuar për të siguruar që historitë e atyre që jetuan dhe vdiqën në geto nuk do të harrohen.

 

1940-1944 – Një djalë duke ecur para urëkalimit, rruga ariane Zigerska.

 

1940- Henrik Ross fotografon për karta identifikimi, Administrata hebreje, Departamenti i Statistikave.

 

1940 – Një grup grash me thasë, duke ecur nëpër rrënojat e sinagogës drejt deportimit.

 

1940 – Një njeri shpëton Teuratin nga rrënojat e sinagogës në rrugën Wolborska.

 

1940-1944 – Portret i një çifti.

 

1940-1944 – Një infermiere duke ushqyer fëmijët në një jetimore.

 

1940-1945 – Një rast festiv.

 

1940-1944 – Një shfaqje e ‘Shoemaker of Marisyn’ në fabrikë.

 

1940-1942-  Një grua me fëmijën e saj.

 

1940-1944 – Një martesë në geto.

 

1942 – Fëmijët që transportohen në kampin e vdekjes së Chelmno nad Nerem (riemëruar Kulmhof).

 

1940-1942 – Një djalë që kërkon ushqim.

 

1940-1944 – Një vogëlushe.

 

1942 – Njeriu që transporton karrocë për shpërndarjen e bukës.

 

1940-1944 – Supë për drekë

 

1940-1944 – Një burrë i sëmurë shtrirë në tokë.

 

1944 – Një djalë ecën në mesin e një numri të madh njerëzish të dëbuar në dimër.

 

1940-1944 – Dëbimi në dimër.

 

1944 – Një deportim masiv i banorëve të geto

 

1940-1944 Banorët ndajnë gjësendet e mbetura pas dëbimit

 

1944 – Kofet e ushqimit dhe enët e lëna pas nga banorët e getos që ishin deportuar në kampet e vdekjes.

 

1940-1944- Një fëmijë i qeshur.

 

1940 – Një njeri që ecën në dimër në rrënojat e sinagogës në rrugën Wolborska (shkatërruar nga gjermanët në 1939).

/tesheshi.com/