Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

17 vjet nga themelimi: ja çfarë e bën gjysëmfunksionale Policinë e Kosovës

Nga Blendi Gashi

17 vjet më parë, saktësisht më 6 shtator të vitit 1999, u themelua Policia e Kosovës.

Që atëherë e deri më sot, ky institucion llogaritet si më i besuari në vend, sicc e tha dhe kryepolici Shpend Maxhuni, që shtoi se fokus kryesor i PK-së do të jetë lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit., por nuk mungojnë kritikat, sidomos nga parti opozitare për mënyrën se si udhëheqet sot policia.

 

Por si e shohin partitë opozitare dhe ekspertët e sigurisë punën e bërë nga policia në këto 17 vite?

Drejtues dhe deputetë opozitarë si dhe njohës të sigurisë, kërkojnë që ky institucion të bëj më shumë në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Sipas tyre, persona të caktuar të lidhur me politikën, por edhe vet politikanë të vendit të kombinuar me krimin e organizuar, kanë futur duart në polici.

 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dërguar një letër publike për këtë instutucion duke i dhënë mbështetjen personale dhe të partisë, ndërsa thotë se detyra kryesore e policisë është luftimi i korrupsionit.

ramboo

Janë bërë 17 vjet nga themelimi i policisë. Me suksese dhe me të meta. Me ngritje e rënie, por me mbështetje të vazhdueshme publike. Në këtë ditë tuajën, të kujtojmë me respekt policet dhe policët e rënë në detyrë, të invaliduar apo të lënduar gjatë detyrës, për familjet e të cilëve do të ndërtojmë program institucional mbështetës. 

Sot, në Ditën e Policisë, e kemi të qartë se policia e Kosovës duhet të zhvillohet më shumë, të jetë më efikase, në përputhje me standardet themelore demokratike.
Vizioni im është zhvillimi dhe bërja e policisë së Kosovës, institucionin lider në rajon, sidomos në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera negative. Për të arritur këtë, duhet të ndërmarrim, së bashku, veprime të guximshme reformuese
”, ka thënë Haradinaj.

Sipas kreut të AAK-së, zhvillimi i mëtejshëm në polici kërkon ndryshime përmbajtësore, strukturore, profesionalizim, edukim, aftësim dhe konkurrencë rajonale, jo bazuar në ndryshime emrash, por në zhvillim të koncepteve, filozofisë dhe efikasitetit.

Policimi në Bashkësi dhe Policimi i udhëhequr nga inteligjenca, duhet të zhvillohen e zbatohen plotësisht në të gjitha nivelet. Aftësimi i policisë për hetimet komplekse, sidomos në korrupsionin e niveleve të larta është domosdoshmëri.

Kjo është detyra kryesore: Të mposhtet korrupsioni dhe krimi i organizuar”, thotë Haradinaj, por shton se për të bërë një gjë të tillë nevoitet një qasje pro-aktive edhe e punës policore, të bazuar fuqishëm në bashkëpunimin me publikun, qytetarët dhe me institucionet tjera”, thotë Haradinaj.

Haradinaj, shpreh brengën e tij për uljen e buxhetit për policinë, për çka thotë se nuk duhet të përsëritet një gjë e tillë, siç ndodhi në vitin 2016, ku policisë ju zvogëlua buxheti për më shumë se 1 milion euro.

Zafir Berisha, deputet i partisë NISMA për Kosovën, pajtohet se institucioni i policisë që nga paslufta është një storie suksese në përgjithësi, por sipas tij edhe në polici politika siç thotë e kombinuar me krimin e organizuar i ka përzierë duart.

zafitio

Policia e Kosovës ka nevoj për një mbështetje edhe me të madhe financiare edhe në paga por më së shumti në paisje të domosdoshme të teknologjisë së fundit që lidhet me luftën kundër krimit të organizuar por edhe krijimin e një mjedisi të sigurt për qyetatarët. Natyrisht se policia ka mund të bëj më shumë, por politika e korruptuar e ka zhbërë aktivitetin e pritur të policisë”, thotë Berisha, për tesheshi.com.

Ndërsa, partia e parë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, vlerëson se policia po bënë luftë speciale kundër tyre, derisa sipas tyre po i shërben bandave të krimit dhe mafisë politike.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se përkundër kësaj dhe lavdatave të vazhdueshme që thuren për policinë, është shqetësuese numri i krimeve të ndryshme që kryhen në vend, si vrasje, fajde, korrupsion, abuzim me prona etj.

Duke pasur parasysh të gjitha këto dukuri negative në  rritje, eksperti Tërrnava shtron pyetjen se “a mund të  flitet për një  polici të  suksesshme?!

unnamed

Ne duhet të ndryshojmë në tërësi si komb dhe ta kuptojmë se udhëheqja e shtetit bëhet me njerëz të aftë që e njohin punën dhe jo të emërohen kuadro sa për sy e faqe, si në rastin konkret të ministrit të Punëve të Brendshme i cili vet e pranon se nuk e njeh fare punën e policisë.
Afera ‘Pronto’ po na i qel syt dhe po tregon se kush e ka kap shtetin për fyti, prandaj nuk heqen vizat, se krerët e shtetit e kanë kapur shtetin për fyti dhe po ata të ‘fortit’ i kanë emruar të gjitha strukturat udhëheqëse në shtet, dhe këta të emëruar janë nën komandën e tyre si, në prokurori, gjyqësi, polici e gjetiu, prandaj e kemi gjendjen keshtu. Duhet te pajtohemi se ma mire një polici, se pa të.
Gjithësesi që policia në krye me eprorët e saj duhet të bëj shumë më shumë se deri më tani, se në fund të fundit paguhen prej taksapaguesve kosovar
”. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts