Qofte me mish pule dhe kërpudha

Përbërësit:

▪ 300 g mish pule

▪ 200 g kërpudha shampinjon

▪ qepë të reja

▪ bukë

▪ 2 vezë

▪ kripë, piper, miell, thërrmija buke

Përgatitja:

Mishin e pulës e zieni, ia hiqni kockat dhe e bluani në blender bashkë me qepën.

Kërpudhat i grini sa më imët që mundeni dhe i fërgoni, i bashkoni me mishin e pulës.

Shtoni një vezë, pak kripë dhe tul buke të njomur në ujë dhe të kulluar./tesheshi.com/