reklama juaj ketu

12 vite më parë: Mesi debuton ndaj Espanjolit (video)

Historia e fenomenit që do të linte gjurmë në botën e futbollit kishte për të nisur 12 vite më parë, në ndeshjen ndaj Espanjolit. Kundërshtar ky me të cilin do të përballet sërish argjentinasi gjatë kësaj fundjave, me objektivin për të përsëritur momentet mbresëlënëse që pati në ndeshjen debutuese të vitit 2004.

Djaloshit të imët 17-vjeçar i mjaftuan vetëm tetë minuta për ta treguar talentin e tij të jashtëzakonshëm, që do t’i mahniste të tërë të apasionuarit pas futbollit.

Lionel Mesi i ka bindur që prej asaj kohe pjesën dërrmuese të analistëve të futbollit në botë se ai është futbollisti më i mirë që ka njohur ky sport, si lojtari me më shumë Topa të Artë dhe rekorde të njëpasnjëshme.

Ndiqeni debutimin e Mesit:

/tesheshi.com/