Gjykata jep 11 vite burg për 10 ish-punonjësit e akuzuar për vjedhjen e thesarit të shtetit, BSH kërkon kthimin e shumës së vjedhur
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin lidhur me dënimin e 10 ish- punonjësve të Bankës së Shqipërisë të cilët u vunë nën hetim pas skandalit të 8 muajve më parë ku u vodhën 713 milionë lekë nga thesari I shtetit. Gjykata ka vendosur të dënojë në total me 11 vjet burg 10 ish-punonjësit.
Masat e dënimit:
Dorian Çollaku 1 vit burg,
Mehdi Marku 1 vit burg
Myzejen Belba 1.4 vite burg
Liljana Tusha 1.4 vite burg
Lavdim Cani 1.4 vite burg
Dhimitër Davidhi 1.6 vite burg
Bahri Allushi 1 vit burg
Gentjan Jahja 8 muaj burg
Fatbardha Gurthi 8 muaj burg,
Ndërsa Bashkim Xhilaga 1.4 vite burg dhe për të gjykata ka vendosur liri me kusht për arsye shëndetësore
Prokororia me një pretencë prej 23 faqesh kërkoi në dhjetor dënimin me 56 vjet burg për 10 ish zyrtarët e Bankës së Shqipërisë të cilët akuzohen nga prokuroria për akuzën “Shpërdorim detyre” , parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Të akuzuarit janë vënë nën hetim lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milion lekëve nga Thesari i Shtetit.
Për Dorian Çollakun ish- drejtorin e Departamentit të emisionit u kërkua 6 vite burg. Gjithashtu e njëjta masë dënimi u kërkua dhe për bashkëpunëtorët e tij , Bashkim Xhilagën, Myzejen Belbën, Lavdim Canin, dhe Liljana Tushën. Ndërkohë për 4 inventarizuesit Bahri Allushin, Gentjan Jahjën, Fatbardha Gurthin, dhe Mehdi Markun u kërkuan dënime me nga 5 vite heqje lirie.
Përfundimisht kjo gjykatë dënoi sot me 11 vite burg ish-punonjësit e Bankës së Shqipërisë që me veprimet dhe mosveprimet e tyre u bënë shkak për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga arka stok. Gjykata caktoi burg për të pandehurit duke iu ulur 1/3 e dënimit dhe pezulloi vendimin për njërin prej ish- punonjësve të Bankës Bashkim Xhilagën për shkaqe shëndetësore. Në këtë proces të gjithë të pandehurit përfituan uljen e 1/3 së dënimit për shkak se kanë pranuar të gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Gjithashtu në seancën e sotme me një shkresë drejtuar Gjykatës së Shkallës së Tiranë, Banka e Shqipërisë kërkon nga 3 përgjegjësit e vjedhjes së arkës stok, kthimin e shumës prej 713 milion lekësh. Konkretisht nga të pandehurit Ardian Bitraj, Mimoza Bruzia dhe Klevis Bejtja. Kërkesa është paraqitur në seancën e sotme gjyqësore, ku pritej dhe vendimi i kësaj gjykate për 10 të pandehurit e parë të çështjes të akuzuar për shpërdorim detyre. Banka e Shqipërisë kërkon pranimin e padisë civile në këtë proces penal, vendim i cili pritet të merret nga ana e gjykatës. Ndërkohë vazhdojnë hetimet për ish guvernatorin Ardian Fullani i cili po hetohet në gjendje të lirë për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe abuzime me tendera, si dhe Elivar Golemi ish-Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë që po gjykohet në një tjetër proces të veçuar.
Wow, fantastic weblog layout! How lengthy have you ever been blogging for?
you make blogging glance easy. The full glance of your site is magnificent, let alone the content material!
You can see similar here e-commerce
Good day! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?
I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good success.
If you know of any please share. Cheers! You
can read similar text here: Sklep online
It’s very interesting! If you need help, look here: ARA Agency
Hey there! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good gains.
If you know of any please share. Many thanks! You can read similar art here:
Dobry sklep
Hello there! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?
I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but
I’m not seeing very good gains. If you know of any please share.
Thanks! You can read similar article here: Sklep
Good day! Do you know if they make any plugins to help with Search
Engine Optimization? I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but
I’m not seeing very good results. If you know of any please share.
Cheers! You can read similar text here: E-commerce
Hey there! Do you know if they make any plugins to help
with Search Engine Optimization? I’m trying to get my blog to rank for
some targeted keywords but I’m not seeing very good results.
If you know of any please share. Kudos! You can read similar blog here:
Link Building
Hey! Do you know if they make any plugins to help with
SEO? I’m trying to get my site to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good gains.
If you know of any please share. Many thanks!
You can read similar art here: GSA Verified List
Good day! Do you know if they make any plugins to assist with
SEO? I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good gains.
If you know of any please share. Appreciate it! I saw similar art here:
Hitman.agency
Wow, incredible blog layout! How lengthy have you ever
been running a blog for? you made blogging look easy.
The whole look of your web site is fantastic, let
alone the content! You can see similar here najlepszy sklep