728 x 90 Leaderboard

11 ton kandil deti derdhen në plazh, probleme me turistët

Njëmbëdhjetë ton kandil deti janë pastruar nga plazhet e Kosta del Sol, pasi 150 pushuesit u trajtuan për djegie.

Rreth tetë ton janë mbledhur nga bregu midis vendpushimit lindor të Nerja dhe Velez-Malaga, vetëm në lindje të Malaga dhe tre ton të tjera midis Torremolinos dhe Mijas.

Numri i lartë i kandilave të detit ka mbërritur në breg si pasojë e shirave të shumtë dhe erës së fortë, ndërsa temperaturat u rritën papritur dhe populluar plazhet me turistë.

Kandili i detit prodhon një ndjesi djegieje, dhimbje të forta, inflamacion dhe skuqje të lëkurës./tesheshi.com/

Related posts