728 x 90 Leaderboard

100 vjet më pas: dëgjoni të shtënat e fundit të Luftës së Parë Botërore

Muzeu “Imperial War” zbuloi regjistrimin audio që tregon moment të shtënat e fundit në momentin kur u njoftua fundi i Luftës së Parë Botërore.

Audioja është regjistruar në afërsi të lumit Moselle (Francë), dhe në të dëgjohen armë zjarri artilerie.

Muzeu ofroi foto për të shënuar këtë moment të madh në historinë – fundi i Luftës së Parë Botërore, që i përket 11 nëntorin 1918.

Po si ka qenë e mundur kjo? Kujt i ka shkuar mendja në ato kushte që të regjistrojë të shtëna armësh?

Kjo i dedikohet një shpikjeje të kohës, ku u zhvillua një teknologji me anë të të së cilës mund të përcaktohej se ku saktësisht është armiku.

Kjo teknologji ka bërë të mundur që sot, 100 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ne mund të dëgjojmë të shtënat e fundit të Luftës së Parë Botërore. Kjo teknikë ka luajtur një rol të madh në operacionet britanike në këtë luftë.

Ajo është përdorur për të shkatërruar sa më shumë artilerinë e rëndë të armikut. /tesheshi.com/

Related posts