10 vjet pas pavarësisë, jeta në ankth dhe shpresë në veri të Mitrovicës (video)

Edhe pas 19 vite liri dhe pas 10 viteve shtet, qytetarët shqiptarë në veri të Mitrovicës, vazhdojnë të jetojnë në ankth dhe shpresë, se do të bëhet mirë.

Kjo është lagjia “Suhadoll” në Mitrovicën veriore. Këtu çdo gjë është e qetë, ndërsa vërehen lëvizje të vogla të pak qytetarëve. Me të qëndruar këtu krijohet përshtypja se nuk funksionon asgjë.

Madje edhe festën jubilare të pavarësisë së shtetit tonë, qytetarët e kësaj pjese nuk po gëzojnë ashtu si kanë ëndërruar. Që ka festë tregojnë këta flamuj të vendosur në disa shtëpi.

Zhgënjimet e qytetarëve janë të mëdha, të cilët tashmë janë lodhur duke jetuar në ankth dhe shpresë se një ditë do të bëhet më mirë. Aty vërehen dukshëm investimet qoftë në infrastrukturën rrugore, por edhe në krijimin e një jete më të mirë.

Gjithë kjo gjendje e cila nuk ka ndryshuar as pas 19 vitesh liri e madje as pas 10 viteve shtet. Andaj shumë qytetarë, thonë se këto nuk ndjehet atmosfera e festës.

Nazmi Ismajli nga Këshilli për veriun, i cili ka shtëpinë në Kroin e Vitakut, ka kujtuar momentet në kohën kur Kosova u shpall shtet i pavarur, raporton KTV.

Në anën tjetër ka edhe disa që mendojnë se sovraniteti nuk është shtrirë në tërësi në këtë pjesë të Mitrovicës. Shumë qytetarët që kanë punuar në institucionet publike në atë kohë, nuk janë kthyer asnjëherë në vendet e tyre të punës.

Andaj si shkak i kësaj gjendje shumë qytetarë tashmë kanë shitur pronat e tyre dhe janë larguar, por ka edhe prej tyre që shumë shpejt do ta bëjnë një veprim të tillë.

Sepse ata nuk shohin ndonjë të ardhme dhe optimizëm për jetë më të mirë këtu. /tesheshi.com/

 

Related posts