728 x 90 Leaderboard

10-vjeçari që hakoi Instagramin fiton para nga Facebook

Instagram është rrjeti social i cili është sulmuar nga një haker vetëm 10 vjeç nga Finlanda. Dhjetëvjeçari Jani është bërë personi më i ri që ka fituar para nga Facebook-u, sepse ka hakuar prodhimin e tyre.

h“Kam mundur ta fshij secilin koment nga këto rrjete sociale, madje edhe të Justin Biber”, ka thënë Jani për mediat lokale. Më parë ky ishte një rekord që mbahej nga një 13 vjeçar në vitin 2013, ç’ka do të thotë se Jani në fakt është bërë personi i parë që ka hakuar një produkt të Facebook që teknikisht nuk do të kishte mundur ta shfrytëzojë sepse Instagrami është i ndaluar për personat që kanë 13 vjeç.

Nga Facebook kanë konfirmuar se Jani e ka gjetur mënyrën që ta ndryshojë kodin tek serveri i Instagramit dhe të fshijë postimet e shfrytëzuesve. /tesheshi.com/

Related posts