Auto Dak
Auto Dak

10 rregullat e suksesit të rrëfyera nga Bill Gates: këto nuk ua mëson shkolla!

Disa thonë se ky është një mit, Bill Gates kurrë nuk e ka thënë, disa thonë se është e vërtetë. Pse këto thënie i atribuohen z. Bill Gates, kjo është një “mister”.

E megjithë rëndësinë e vërtetësisë, mesazhi që bartin këto udhëzime është tejet i vlefshëm.

Historia fillon me tregimin se Bill Gates dikur dha një ligjëratë fenomenale në një shkollë të mesme, duke u dhënë atyre një mësim për ndryshimin midis jetës reale dhe jetës imagjinare që shumica e individëve të brezit të ri nuk arrijnë ta kuptojnë.

Ky grup rregullash që ndryshojnë jetën mund të jetë një nga mësimet thelbësore që e bëjnë atë të qëndrojë larg turmës dhe të udhëheqë një stil të veçantë dhe minimal të një miliarderi.

Pra, këtu janë 10 rregullat për një jetë të suksesshme që nuk i mësoni në shkolla, kolegje ose institucione:

Rregulli 1: Jeta nuk është e drejtë , kape njëherë e mirë.

Kur jeta nuk ju jep atë që keni dashur gjithmonë, mos hiqni dorë. Drejtojeni zemërimin ose zhgënjimin drejt rrugës së duhur dhe kapeni shansin për t’u përmirësuar, pavarësisht pengesave më të mëdha që ju rrëzuan.

Rregulli 2: Botës nuk i intereson vetëvlerësimi yt. Bëj diçka me veten!

Nuk ka nevojë të tregoni se çfarë do të jeni në të ardhmen, mos bini në grackë. Gjëja më e rëndësishme është që ju duhet ta mbroni ëndrrën tuaj deri sa ta shndërroni atë në një realitet.

Rregulli 3: Ju nuk do të bëni 60,000 dollarë në vit qysh në ditët e para të biznesi. Mos prisni të jeni shefi nëse nuk keni dhjetëra punëtorë.

Rregulli 4: Nëse mendoni se mësimdhënësi juaj është i ashpër, prisni derisa të bëheni me shef!

Jini të durueshëm dhe mësoni të toleroni mësimdhënësit dhe të moshuarit që ju qortojnë për gabimet tuaja. Mbase nuk e kuptoni pse duhet korrigjuar kur jeni duke punuar, ata ai që ju do juve dhe punën do rezultate të mira.

Rregulli 5: Të përgatisësh hamburger nuk është punë pa dinjitet. Ju ankoheni, por prindërit tuaj kështu ju rritën. Cdo punë quhet MUNDËSI.

Rregulli 6: Prindërit tuaj kanë kaluar në ato shtigje, mos u ngutni t’i gjykoni

Shënoni secilin gabim dhe përpilon planet për korrigjim. Mos i hidh askujt gur në rrugën e vet. Ju do të përmirësoheni vetëm kur përballeni me dobësitë dhe gabimet tuaja. Asnjëherë mos të jeni i varur nga prindërit tuaj ose nga ndonjë person tjetër për të korrigjuar gabimet tuaja.

Rregulli 7: Para se të lindnit, prindërit tuaj nuk ishin aq “të mërzitshëm” sa tani. Ata hynë në borxhe për të paguar faturat, për të ju shkolluar dhe e gjithë bota e tyre sillet rreth jush.

Gjëja më e madhe që mund të bësh ndonjëherë si bija / biri i dikujt është të mësosh të jesh i pavarur.

Rregulli 8: Shkolla ka fitues dhe humbës, por jeta jo. Asnjëherë nuk dihet se kush ka dhënë një provim të jetës e kush jo. Një rënie në dukje mund të jetë një ngritje nga brenda

Rregulli 9: Kur jetoni larg prindërve, ku fati apo mbijetesa juaj është në duart tuaja, juve nuk u jepet një shans i dytë. Të gjitha llogaritë i bartni për vete dhe nuk gjeni dot krah për të vënë kokën për të qarë. Kjo do të thotë se juve do të ju duhet të punoni me mençuri dhe pjekuri, dhe mbi të gjitha, të jeni me këmbë në tokë.

Rregulli 10: Televizioni NUK është jeta e vërtetë. Në jetën reale njerëzit e vërtetë largohen nga restoranti dhe të shkojnë në punë. Ndërsa ju, mos mendoni se shkëndijat e televizorit i gjeni në jetë reale. A e keni idenë sa herë fshihen skenat deri sa të arrihet te një pamje e përkryer? Kujtojeni rregullin paraprak, në jetë reale nuk ka fshirje skenash si në televizion. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts